POLITIKATË FUNDIT

Haradinaj për sulmin ndaj ekipit të Klanit: I patolerueshëm, sulmuesit të dalin para drejtësisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për sulmin që ka ndodhur sot ndaj ekipit të Klan Kosovës në Zupç.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se sulmet e tilla janë të patolerueshme.

“Dënojmë ashpër sulmet e vazhdueshme në veri të vendit ndaj gazetarëve dhe forcave të rendit, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe Eulexit. Këto sulme, sikur ky i sotëm ndaj gazetarëve të Klan Kosova, janë të patolerueshme dhe duhet që të ndalen menjëherë!”

“Njëherësh, kërkoj nga organet përgjegjëse të jenë më vigjilentë për të garantuar sigurinë fizike të gazetarëve, në mënyrë që t’iu mundësohet të punojnë të lirë nga kërcënimet. Sulmuesit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë!”,ka thënë Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës në veri, Pacolli: Thellësisht i shqetësuar


Kosovë-Shqipëri

OSBE: Sulmet ndaj gazetarëve, të papranueshme


Kosovë-Shqipëri

Kosova, ende në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *