Abazi: Të formohet asociacioni për Luginën, Novi Pazarin dhe Tutinin
Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook ku ka treguar se cili do të ishte suksesi i dialogut në Bashkimin Evropian.Abazi ka kërkuar Asociacion të komunave në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, Novi Pazar dhe Tutinit.
Kjo kërkesë besohet të jetë e bazuar në kundërshtimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Por, Novi Pazari megjithatë nuk është komunë me shumicë shqiptare, ashtu siç nuk është as Tutini.Por, deputet Abazi s’është ndalur këtu. Po ashtu, kryetari i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, ka kërkuar të drejta për muhaxhirët për “kompensim të pronave dhe reparacion për krimet e Serbisë që nga viti 1878!