POLITIKATË FUNDIT

Haradinaj: Qeveria Kurti ka dështuar të tregojë rezultate të kënaqshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dështuar të tregojë rezultate të kënaqshme.

Këto komente i ka bërë gjatë vizitës në Suharekë, komunë që udhëhiqet nga Bali Muharremaj i AAK-së.

“Qeverisja e Suharekës dhe komunat e tjera me të cilat udhëheq AAK, pavarësisht sfidave dhe diskriminimit nga niveli qendror, edhe këtë vit janë komunat më të suksesshme në nivel vendi dhe shembull i qeverisjes së mirë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Fatkeqësisht, Qeveria jonë ka dështuar të tregojë rezultate të kënaqshme. Ka dështuar në tema madhore që janë jetike për vendin. Ka refuzuar termocentralin Kosova C, ka refuzuar projektin e Gazsjellësit Amerikan, nuk ka implementuar Ligjin e Pagave e ka bllokuar investimet publike”.

“Në aspektin e sigurisë ka neglizhuar këshillat e aleatëve tanë, ShBA-ve në veçanti, duke i bërë dëm të madh vendit. Por, Aleanca do e ndihmojë Kosovën të dalë nga kjo situatë. E them me plot bindje se Aleanca është nevojë urgjente për Kosovën, për zhvillimin e saj ekonomik, për stabilitet energjetik, për ruajtjen dhe forcimin e partneritetit me aleatët tanë, si dhe për zhvillimin e Komunave të Kosovës”.

“Duke iu falënderuar për sukseset e përbashkëta që i kemi arritur gjatë këtij viti, uroj që bashkë t’i gëzojmë sukseset në 2023”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

“Shteti kurrë nuk ka qenë më në binarë” | Kurti: Serbia shpreh pafuqinë e saj


Kosovë-Shqipëri

Dënimi i ish komandantit të UÇK-së me 26 vjet burg, PSD paralajmëron protestë


Kosovë-Shqipëri

Bislimi: Ka pasur plan ruso-serb që të digjej pika kufitare e Jarinjës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *