Mesi e Di Maria mbeten në kamp, nuk shfrytëzojnë ditën e pushimit
Lionel Mesi dhe Anhel Di Maria janë krejtësisht të fokusuar në finalen e Kupës së Botës. Kampionati Botëror 2022 po afron kah fundi, me finalen që luhet të dielën, mes Argjentinës dhe Francës. Para kësaj finale, Argjentina u dha një ditë pushimi të gjithë lojtarëve, për të takuar familjarët.
Sipas Gustavo Yarroch, përkundër faktit që lojtarët u liruan, Mesi dhe Di Maria nuk shfrytëzuan pushimin. Lojtarët patën mundësi të shkonin kudo me familjarët e tyre, por Mesi dhe Di Maria qëndruan në kamp. Anhel Di Maria po vazhdon rikuperimin dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit.