POLITIKATË FUNDIT

Elizabeta Gjorgievska: Një në 7 gra është viktimë e dhunës fizike apo seksuale

Elizabeta Gjorgievska, foto: Kabineti i presidentit të RMV-së
Elizabeta Gjorgievska, foto: Kabineti i presidentit të RMV-së

Çdo e treta grua ka mbijetuar një formë të dhunës me bazë gjinore dhe/ose në familje. Çdo vit ka 1500 viktima të reja të regjistruara të dhunës, por ky numër është afërsisht vetëm 2 për qind e rasteve aktuale të dhunës. Gjysma e grave në Maqedoninë e Veriut ishin viktima të dhunës nga partneri intim. Çdo e dytë grua është viktimë e dhunës psikologjike dhe një në 7 gra është viktimë e dhunës fizike ose seksuale. Këto të dhëna i ka ndarë sot me publikun bashkëshortja e Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievska, transmetron Portalb.mk.

Ajo, duke folur në aktivitetin “Të bashkuar kundër dhunës me bazë gjinore”, në mbështetje të Rrjetit Kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, theksoi se këto nuk janë vetëm shifra.

“Këto janë jetë njerëzore të plagosura, shpesh të mbetura në margjina sociale dhe paraqesin një pasqyrë trishtuese të shoqërisë sonë, për të cilën duhet të ketë zero tolerancë”, tha Gjorgievska, duke shtuar se duhet të dërgojmë mesazh së bashku se jemi të bashkuar në luftën kundër dhunës me bazë gjinore, “një luftë që vazhdon dhe kërkon hapa të përkushtuar strategjikë dhe taktikë sensibilizues”.

Dhuna me bazë gjinore nuk është vetëm temë për të cilën duhet të diskutojmë, tha Gjorgievska, dhe theksoi se është realitet për shumë bashkëqytetare tona dhe përditshmëri e jetuar nga shumë gra, vajza, nëna… dhe nuk është mjaftueshëm të tregojmë vetëm empati ose thjesht t’i dënojmë fenomene të tilla.

“Për të arritur sukses të vërtetë në luftën kundër dhunës me bazë gjinore, nevojitet një qasje e koordinuar e të gjitha institucioneve përkatëse për të siguruar mbrojtje efektive të viktimave nga forma të ndryshme të dhunës, pasi është e nevojshme të punohet në zhvillimin e mekanizmave mbështetës dhe riintegrimi i viktimave në shoqëri”, tha zonja e parë e vendit.

Ajo gjithashtu, theksoi se jo rastësisht ka përmendur forma të ndryshme të dhunës, pasi në shumicën e rasteve kur flasim për dhunën në familje mendojmë për dhunën fizike.

“Është shumë e rrallë të flitet për dhunë psikologjike, seksuale, ekonomike, të cilat fshihen nën hijen e dinamikave dominuese, shpesh patriarkale, kulturore dhe sociale. Këto forma dhune kanë pasoja afatgjata për viktimat ashtu si dhuna fizike, por ato janë në zonën gri dhe nuk ka pothuajse asnjë të dhënë për to, sepse para së gjithash është e vështirë të vërtetohet ekzistenca e tyre para organeve të drejtësisë, kështu që viktimat kryesisht nuk i denoncojnë, për shkak të turpit të shkaktuar nga stereotipet stigmatizuese kulturore, dhe në vijën e rezistencës më të vogël i mbyllin sytë dhe e njëjta nuk përfillet”, theksoi Gjorgievska.

Për të ndryshuar këtë situatë, ajo apeloi se është e nevojshme të sigurohen mekanizma institucionalë të besueshëm për të mbështetur viktimat.

“Nëse kemi zgjidhje ligjore në favor të viktimave, si dhe një përfaqësim më të madh të grave në tregun e punës, që do të jetë bazë për fuqizimin e tyre ekonomik dhe rrjedhimisht pavarësinë si dhe gjendjen sociale, ne do të kemi sukses në masë të madhe të ndihmojmë për riintegrimin, rehabilitimin e viktimave, me çka do të pengohet përsëritja e dhunës”, tha Gjorgievska.

Zonja e parë edhe pse shprehu kënaqësinë që është bërë përparim i dukshëm nga pikëpamja normative dhe fushatat e vazhdueshme rezultojnë kryesisht në ndërgjegjësimin e publikut, vendi bëri hapin më të madh përpara me miratimin e Konventës së Stambollit, ndonëse ndryshimet dhe harmonizimi i legjislacioni kombëtar është ende në zhvillim e sipër.

Megjithatë, Gjorgievska tha se është shqetësuese që në vend në vitet e fundit, veçanërisht në periudhën e pandemisë Covid-19, janë vërejtur trende negative dhe është regjistruar rritje e numrit të viktimave të dhunës në familje. Ajo tha se edhe pse duhet të respektohen përpjekjet dhe bashkëpunimi i institucioneve publike, sektorit civil dhe komunitetit të biznesit për të mundësuar shërbimet për viktimat e dhunës me bazë gjinore, nevojiten përpjekje shtesë.

N. D. Send an email 09:35, 15-12-2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *