SPORTITË FUNDIT

A do të luaj Benzema në finale? Përgjigjet trajneri i Francës

Ndonëse Karim Benzema u largua nga kombëtarja franceze para ndeshjes së parë, për shkak të dëmtimit, sulmuesi mbetet i regjistruar në listën e Kombëtares së Francës për Kampionatin Botëror dhe javën e fundit u rikthyen spekulimet se ai mund të rikthehet për të luajtur në finale.

I pyetur për këtë temë, trajneri Didier Deschamps, ka refuzuar të përgjigjet, gjë të cilën e kishte bërë edhe në konferencën për media para gjysmëfinales me Marokun.

“Nuk do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Pyetja tjetër, më fal.”, ka thënë shkurt Deschamps.

Fituesi i Topit të Artë raportohet se e ka kaluar tashmë lëndimin e pësuar pak para nisjes së kampionatit dhe është i gatshëm të luajë, por nuk dihet ende nëse do ta bëjë këtë.

Franca në finale do të ballafaqohet me Argjentinën, ndeshje e cila zhvillohet të dielën me fillim nga ora 16:00.


Sport

Mesi e Di Maria mbeten në kamp, nuk shfrytëzojnë ditën e pushimit


Sport

Franca në finalen e dytë rresht, ia ndal hovin Marokut


Sport

Milan po punon për rinovimin me Leao, shtohet presioni nga Chelsea

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *