POLITIKATË FUNDIT

Vendimet nga seanca e 109-të e qeverisë: U miratua propozim-buxheti i ndryshuar për vitin 2023

Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi vendimet e marra në seancën e sotme, ku mes tjerash u miratua edhe propozim-buxheti i ndryshuar për vitin 2023, transmeton Portalb.mk.

Propozimi i ndryshuar për buxhetin është tekst i ri integral në të cilin Qeveria i ka inkorporuar amendamentet e pranuara, pas seancave dëgjimore të komisioneve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Qeveria.

Qeveria, me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, shqyrtoi dhe miratoi Informatat për miratimin e planit urbanistik për zona dhe objekte me rëndësi shtetërore për ndërlidhjen e gazsjellësit Republika e Maqedonisë së Veriut – Greqi dhe miratoi planin urbanistik.

“Projekti Ndërlidhës i Gazsjellësit RMV-Greqi përfaqëson një seksion (pjesë) të rrjetit të përgjithshëm që duhet të ndërtohet në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky gazsjellës do të jetë një tubacion që lidh sistemin e transmetimit të gazit të Maqedonisë së Veriut me Sistemin Kombëtar Grek të Transmetimit të Gazit Natyror”, njoftoi Qeveria.

Me propozim të Ministrisë së Kulturës, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi informacionin për nevojën e themelimit të tri institucioneve kombëtare në fushën e kulturës, për të cilat Ministria e Kulturës është përgjegjëse për dorëzimin e vendimeve për themelimin në Qeveri.

Bëhet fjalë për institucionin e ri kombëtar “Muzeu Memorial i Kongresit të Smilevës” në Smilevë. Në Tetovë institucioni i ri kombëtar “Teatri Muzikor” si dhe “Orkestra Odore e Manastirit” në Manastir.

Në seancë u shkarkua drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Aneta Simeska Dimoska, ndërsa u emërua Goran Trajkovskin si ushtrues detyre.

Në seancën e sotme për drejtor të ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare, siç është paralajmëruar tashmë, u emëruar Zharko Milloshevski.

F. Xh. Send an email 21:48, 14-12-2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *