Për herë të parë mund të aplikojnë edhe qytetarët nga Ballkani Perëndimor për Çmimin “Bauhaus 2023”
Ministria e Kulturës ka publikuar thirrjen e Bashkimit Evropian për të marrë pjesë deri më 31 janar të vitit 2023 në garën për “Çmimin e Ri Evropian Bauhaus”, transmeton Portalb.mk.
“Thirrja për “Çmimin e Ri Evropian Bauhaus” për vitin 2023 është në vazhdim, me një afat kohor deri më 31 janar të vitit 2023 (deri ora 19:00 – sipas kohës së Evropës qendrore), dhe për herë të parë aplikojnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor”, raportoi Ministria e Kulturës.
Në këtë Konkurs janë planifikuar 15 çmime si mbështetje financiare në vlerë 15 mijë euro ose 30 mijë euro.
“Çmimet 2023 përfshijnë katër kategori tematike: Përsëri rilidhja me natyrën, Rindërtimi i ndjenjës së përkatësisë, Prioriteti i vendeve dhe njerëzve që kanë më shumë nevojë dhe Nevoja për të menduar afatgjatë për ciklin jetësor në ekosistemin industrial”, raportoi Ministria.
F1 C Send an email 19:13, 14-12-2022