Në fund të gjysmëvjetorit të parë, megjithatë filloi viti shkollor edhe në shtëpinë korrektuese “Tetovë”, fëmijët e burgosur të gëzuar
Më shumë se 20 fëmijë dhe të rinj, në Shtëpinë korrektuese “Tetovë”, nëntë prej të cilëve janë krejtësisht analfabetë, nga sot kanë rifilluar mësimet, të cilat nuk filluan gati gjysmë viti, raporton Sdk, transmeton Portalb.mk.
“Mësimi i ndërprerë në ShK ‘Tetovë’, i cili nuk u mbajt që nga shtatori, më në fund ka rifilluar sot. Mësimi vazhdon me ndihmën e UNDP-së dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila rinovoi kontratat me mësuesit e shkollës “Makarenko”. Sot ka gëzim në Shtëpi. Gëzim pasi gjysmën e ditës do të jenë në mësim”, thotë për Sdk.mk drejtori Daniel Antoski, i cili ka alarmuar se në muajin gusht MASh nuk ka nënshkruar kontratat me stafin mësimdhënës, për çka edhe nuk filloi mësimi.
Avokati i Popullit javën e kaluar kërkoi që shteti, përkatësisht ministria, të sigurojë urgjentisht edukimin e këtyre fëmijëve dhe të rinjve të burgosur me vendime gjyqësore.
Vaska Bajramovska-Mustafa, përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, ishte në shtëpinë e ShK për të inspektuar se çfarë bëjnë repartet gjatë gjithë ditës pa mësim, si ndihen dhe sa nga ata fëmijë janë të shkolluar.
Ajo i gjeti të pakënaqur, të ulur dhe duke mos ditur çfarë të bëjnë gjatë gjithë ditës, ndërsa shteti, gjegjësisht Ministria e Arsimit, shkel të drejtën e tyre themelore dhe të drejtën e garantuar me Kushtetutë për arsimim.
Të mbrojturit, Bajramovska-Mustafas i thanë se duan të përfshihen në procesin edukativo-arsimor, se u mungon mësimdhënia, duke pasur parasysh se duan të arsimohen, gjë që do t’u shërbejë në të ardhmen pas daljes nga shtëpia, sepse kur ata ndjekin arsimin, dita e tyre është më e mbushur me aktivitete.
N. D. Send an email 10:50, 14-12-2022