Gruaja e gjen të pajetë në shtëpi, vritet 48-vjeçari shqiptar në Itali
Një shqiptar është gjetur i pajetë në Itali.
Mediat fqinje raportojnë se 48-vjeçari është dhunuar për vdekje brenda banesës së tij në Rocca Priora, në Via Sassone.
Alarmi është dhënë nga familja e viktimës rreth orës 11.00 të mëngjesit të djeshëm. Viktima, babai i tre fëmijëve ishte i njohur dhe i respektuar në lagjen ku banonte. Shqiptari u pa në supermarket pak minuta para se të vritej.- Advertisement –
Në vendngjarje shkuan menjëherë karabinierët e komandës Frascati, të cilët nisën të kryenin konstatimet e nevojshme. Po ashtu janë duke u kontrolluar edhe kamerat e vëzhgimit në zonë. Trupi i pajetë tashmë është në dispozicion të organeve gjyqësore të cilat do të urdhërojnë obduksionin në orët në vijim, shkruajnë mediat greke.
Nga sa mësohet, 49-vjeçari kishte shoqëruar fëmijët e tij në shkollë mëngjesin e djeshëm. Gruaja e tij shkoi të punonte si punëtore shtëpiake por kur ëhstë kthyer në shtëpi, ajo gjeti të shoqin duke vdekur. Nuk përjashtohet pista që ai të jetë vrarë për ndonjë borxh.