POLITIKATË FUNDIT

RMV, është rritur numri i të sëmurëve me grip, kryesisht te fëmijët nga 5 deri në 14 vjeç

Ilustrim

Javën e kaluar, për me 3.2 herë është rritur numri i të sëmurëve me grip, krahasuar me javën paraprake, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në grupmoshat 5-14 vjeç, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik (IShP), transmeton Portalb.mk.

Në periudhën nga data 28 nëntor deri më 4 dhjetor janë regjistruar 58 raste të raportimeve në grup me grip/ sëmundje të ngjashme me gripin, që korrespondojnë me këtë periudhë të sezonit, me një rritje prej 3.2 herë krahasuar me javën paraprake (18), është ulur në krahasim me sezonin e kaluar dhe me mesataren.

Personat e sëmurë janë regjistruar në Tetovë – 28, Gostivar – 13, Kavadar, Prilep, Makedonski Brod dhe Strumicë – 4 dhe Kumanovë – 1.

Për sa i përket moshës, janë vërejtur pacientë në të gjitha grupmoshat. Grupmosha 15-64 vjeç regjistron numrin më të madh të të sëmurëve – 35, dhe incidencën më të lartë e ka grupmosha 5-14 vjeç (6.5/100.000 banorë).

IShP rekomandon që mbrojtja më efektive nga kjo sëmundje është vaksinimi kundër gripit sezonal, mbrojtja më efektive kundër kësaj sëmundjeje, veçanërisht për personat që i përkasin të ashtuquajturve grupet e rrezikut (sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë): të moshuarit (mbi 65 vjeç), fëmijët 6-59 muajsh, personat mbi 6 muaj me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe punonjësit e shëndetësisë.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së shëndetësisë elektronike, që nga fillimi i vaksinimit, me vaksina falas janë vaksinuar 54,109 persona nga kategoritë e rrezikut të popullsisë. Sa i përket vaksinave komerciale, janë vaksinuar 2.510 persona. Deri më 4 dhjetor, në vend janë vaksinuar me vaksinë falas ose komerciale 56.619 persona.

N. D. Send an email 09:43, 13-12-2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *