PSG gati të bëjë çmenduri për Rashfordin – i ofron 850 mijë euro në javë
Paris Saint Germain është gati ta bëjë çmendurinë për sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford.
Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet angleze, kampionët në fuqi të Francës janë gati t’i ofrojnë pagë javore prej 850 mijë eurosh futbollistit.
Rashford ka edhe shumë pak muaj në kontratën e tij me “Djajtë e Kuqë”.
Vera, nëse nuk rinovon, do ta gjejë anglezin pa skuadër.