Kurti: Këtë javë aplikojmë për anëtarësim në BE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të aplikojnë për anëtarësim në Bashkim Evropian.
Në mbledhjen e qeverisë të martën, Kurti tha se Kosova i ka plotësuar kushtet për marrjen e statusit vend kandidat për anëtarësim në BE.
“Para një viti kemi bërë të ditur se aplikimin për anëtarësim do ta bëjmë këtë vit dhe sot në këtë mbledhje po ju njoftojmë se aplikimin në Bashkimin Evropian do ta dorëzojmë këtë javë. Bashkimi Evropian është vend i paqes dhe vendi ynë natyrisht se e ka vendin në këtë shtëpi”, ka thënë ai.
Kurti i uroi mirëseradhje edhe ministrit të ri të Qeverisë, Nenad Rashiq.