POLITIKATË FUNDIT

RMV, pas identifikimit të trupit të të mbyturit, QMK-ja konfirmoi: Bëhet fjalë për personin që kërkohej

Foto: Qendra për Menaxhim me Kriza
Foto: Qendra për Menaxhim me Kriza

Qendra për Menaxhim me Kriza konfirmoi zyrtarisht se, trupi që u gjet pasditën e sotme në ujërat e Vardarit është i njëjti që po kërkohej më shumë se 24 orë. Bëhet fjalë për personin që mbrëmë u hodh në lumin nga ura “Binjak” në bulevardin “Serbia” në lagjen Aerodrom të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Pasditen e sotme është gjetur personi i cili u hodh nga ura “Binjak” në bulevardin “Serbia” në lumin Vardar. Personi i mbytur është lokuar në rreth dy kilometra në rrjedhën e poshtme nga ura me të njëjtin emër”, thanë nga QMK.

Nga ky institucion, paraprakisht informuan se është gjetur një trup në Vardar dhe theksuan se do të vijojë identifikimi i personit dhe konfirmim i rastit të njëjtë.

Në kërkim të personit i cili u hodh në ujërat e Vardarit ishin angazhuar ekipe të QMK-së, MPB-së, DMSH-së, komunat Gazi Babë dhe Aerodrom dhe Qyteti i Shkupit, si dhe Kryqi i Kuq.

T. B. Send an email 22:29, 12-12-2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *