POLITIKA

Rada Trajkoviq alarmon: M’i kërcënuan fëmijët e mi, lokacioni i kërcënuesve është identifikuar

Politikanja serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka alarmuar sërish opinionin publik me një deklarim tjetër.

Ajo ka pretenduar se tani i janë kërcënuar edhe fëmijët e saj, dhe se përgjegjësia për një gjë të tillë bie mbi presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

“Kam një tjetër njoftim për publikun: prej dje nuk më erdhën kërcënime vetëm mua, por edhe fëmijëve të mi.” – u shpreh ajo në një postim në rrjetin social Twitter.

Trajkoviq është shprehur se lokacioni i kërcënuesve është identifikuar.

Politikanja me përvojë ka fajësuar për një gjë të tillë pikërisht Vuçiqin.

Ajo fajësoi Vuçiqin edhe gjatë ditës së djeshme për orkestrimin e një fushate në televizionet serbe që e kishte për qëllim të diskreditonte natë në sytë e popullit serb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *