Qeveria pas takimit Kurti-Escobar: U theksua se barrikadat në rrugë duhet të largohen menjëherë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.Në takim është diskutuar për situatën në veri të vendit dhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Sipas komunikatës së Qeverisë, gjatë takimit është theksuar se barrikadat në rrugë duhet të largohen menjëherë.
U diskutua për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit, veçanërisht në pjesën veriore të Republikë së Kosovës. U theksua se barrikadat në rrugë duhet të largohen menjëherë. Në takim gjithashtu u diskutua për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, procesin e dialogut dhe për rrugën përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”- thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.