POLITIKA

Konjufca: Nuk do të lejojmë që Vuçiqi të komandojë në Kosovë përmes bandave kriminele!

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë vizitës së tij në Shkup tha se Republika e Kosovës ka shtyrë zgjedhjet në veri të Kosovës dhe ka pranuar marrëveshjen për targat me Serbinë në koordinim me SHBA-të dhe BE-në, përcjell TV21. Konjufca thotë se nga ana tjetër Serbia po mbështet grupet kriminele në veri, ndërsa theksoi se nuk do të lejojë që Vuçiq përmes banave kriminele të komandojë në Kosovë.

“Serbia në anën tjetër u përgjigj përmes mbështetjes së eksponentëve të cilët janë në krye të krimit të organizuar në atë pjesët ë Kosovës, të cilët ndërmarrin veprime të dhunshme dhe të armatosura kundër Policisë së Kosovës dhe të cilët i mbyllin edhe rrugët të karakterit ndërkombëtarë përmes vendosjes së barrikadave të paligjshme. Këta eksponentë janë në listën e zezë të SHBA-së, tash edhe të Britanisë së Madhe, urojmë që një ditë të jenë në listën e zezë të BE-së. Ne nuk do të lejojmë që brenda territorit të Kosovës Vuçiqi të komandojë përmes këtyre bandave”, tha mes tjerash Konjufca./tv21.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *