Konjufca: Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është i frytshëm dhe i ngushtë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca gjatë qëndrimit të tij në Shkup tha se Kosova me Republikën e Maqedonisë së Veriut ndan qëllime të përbashkëta strategjike dhe gjeopolitike, ai me këtë raste nënvizoi aderimin e të dyja vendeve në Bashkimin Evropian.
– Advertisements –
“E patëm një takim të ngrohtë dhe miqësor. Ky takim është reflektim i miqësisë së vërtet mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Marrëdhëniet e Kosovës me Maqedoninë e Veriut janë shembull për një fqinjësi të mirë. 13 vjet prej kur RMV-ja ka njohur shtetin tonë dhe prej atëherë në çdo fushë mes dy vendeve tona është thelluar vazhdimisht bashkëpunimi. Kjo miqësi mes dy shteteve tona nuk është vetëm formale dhe institucionale por ka të bëj me lidhshmërinë e popujve tanë nga dimensioni historik, kulturor dhe lidhje të shumta familjare. Bashkëpunimi ynë ekziston në mes të parlamenteve dhe qeverive tona. Këtë e dëshmoi mbledhja e përbashkët, ndërsa mbledhja e ardhshme do të mbahet në Kosovë. Bashkëpunimi është i frytshëm dhe i ngushtë”, deklaroi Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës.Alsat.mk