POLITIKATË FUNDIT

Sveçla: Në veri janë të vendosura gjashtë barrikada, ka pasur shkëmbim zjarri në afërsi të Ujmanit

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë si pasojë e gjendjes së krijuar në veri të Kosovës, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, kanë dalë në një konferencë për medie.

Gjatë kësaj konference ministri Sveçla tha se nuk mund dhe nuk do të lejojnë që gjashtë barrikadat e vendosura nga bandat kriminale ta pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Nga pasditja e djeshme janë ngritur gjashtë barrikada në komunat Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, me ç’rast për arsye të sigurisë kemi mbyllur pikat kufiatare në Jarinje dhe Bërnjak. Ka pasur shkëmbim zjarri mes zyrtarëve policorë me disa grupe kriminale, pas një sërë sulmesh të organizuara nga këto grupe afër digës së Ujmanit. Pas shkëmbimit të zjarrit situata është vendosur nën kontrol. Meqenëse barrikadat e vendosura mbrëmë po bllokojnë rrugën iu bëjë thirrje për largim të menjëhershëm. Unë iu them se ne nuk do të lejojmë që bandat kriminale të organizojnë dhe të pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, tha ai.

Ministri i Brendshëm theksoi se policia ka kapacitetet e duhura që të veprojnë në këtë drejtim.

“Ata veprojnë sipas planeve të tyre operacionale, dhe në momentin që ata e vlerësojnë të duhur nëse barrikadat nuk hiqen do të ndërmarrin veprimet e duhura. Gjithë kjo po ndodh edhe në koordinim me partnerët tanë KFOR-in, EULEX-in dhe shtetet e QUINT-it”, tha Sveçla.

Tutje Sveçla shtoi se pas plagosjes së zyrtarit policorë nga sulmet në veri, Vuqiqi iu rikhtye detyrës së tij të viteve ’99 duke propaganduar.

“Pas hetimeve intensive të policisë dhe në koordinim me institucionet e sigurisë, Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë disa kriminelë që me veprat e tyre kanë cenuar sigurinë në vendin tonë. Dje është arrestuar ish pjesëtari i MUP-it, Pantiq. Polica ka rritur të identifikojë atë si sulmues ndaj zyrave të KQZ-së dhe zyrtarëve të policisë. Si pasojë e këtji arrestimi u përballem me barrikada në komunat veriore. Mbrëmë Vuqiqi u rikthye në detyrën e tj të viteve të ’90-ta duke kontrabanduar. Me 6 dhjetor kanë ndodhë sulmet në Zubin Potok kurse me 8 dhjetor u plagos zyrtari policor”, tha Sveçla.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Kurti kërkon nga KFOR-i që të garantojë lirinë e lëvizjes


Kosovë-Shqipëri

Kurti: Serbia po kërkon ta vazhdojë luftën të cilën e humbi


Kosovë-Shqipëri

Lista Serbe bën thirrje të mos pengohen EULEX-i dhe KFOR-i

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *