POLITIKA

Gërvalla kërkon që BE ta dënojë Vuçiqin, thotë se Borrell po e inkurajon përshkallëzimin e situatës

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka reaguar shefit të diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell, i cili e dënoi sulmin ndaj një patrulle të EULEX-it në veri të Kosovës.

Gërvalla tha se Borrell njësoj duhet t’i dënonte edhe të shtënat me armë ndaj Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Çdo jetë ka rëndësi. HRVP Borrell gjithashtu duhet t’i dënojë të shtënat ndaj Policisë së Kosovës duke përmbushur detyrën e saj dhe duke i mbrojtur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës nga sulmet e bandave kriminale. Deklaratat që nuk e dënojnë Vuçiqin për agresionin e tij të hapur inkurajojnë përshkallëzimin e mëtejshëm”, ka shkruar kryediplomatja kosovare në Twitter.

Borrell tha më herët se “BE nuk do t’i tolerojë sulmet ndaj EULEX-it ose përdorimin e akteve të dhunshme kriminale në veri”.

“Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës. Duhet të rivendoset qetësia. EULEX-i do të vazhdojë të koordinohet me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in”, ka shkruar Borrell, duke shtuar se të gjithë duhet ta shmangin përshkallëzimin.

Every life matters. HRVP Borrell should also condemn the shooting at Kosova Police fulfilling its duty & protecting all citizens of the Republic of 🇽🇰 from attacks by criminal gangs.

Statements not condemning Vucic for his open aggression encourage further escalation. https://t.co/3miGVIAPRf

— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) December 11, 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *