Dizeli është liruar, prodhuesit paguajnë rrymë të lirë, por çmimet në marketet e RMV-së assesi të ulen
Çmimi i dizelit dhe derivateve tjera në pompat e benzinës janë liruar për afër 30% nga niveli i përpara gjashtë muajve, por kjo nuk është pasqyruar në çmimet e produkteve me pakicë. Dizeli, i cili shfrytëzohet për transport dhe ka ndikim më të madh gjatë formimit të çmimeve me pakicë, në qershor ishte 110 denarë, ndërkaq sot 79,5 denarë për litër, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.
Plotësisht, prej 1 dhjetorit, prodhuesit e ushqimit paguajnë çmim më të lirë për rrymë elektrike, por tani për tani nuk plotësohen pritjet e Qeverisë për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore për të paktën 10%.
Edhe të dhënat e fundit zyrtare për shpenzimet e jetesës nga Enti Shtetëror i Statistikës tregojnë se shtrenjtimi vazhdon, pavarësisht çmimeve të derivateve dhe energjensëve.
Në nëntor, krahasuar me tetor, çmime më të larta ka te mishi, peshku, qumështi, uji mineral, pijet e gazuara, lëngjet e frutave dhe perimet, gjiza dhe djathi, kafeja, çaji, vezët, sheqeri, xhemi, mjalti, çokollata, birra, buka dhe drithërat. Ulje të rrallë ka te frutat dhe vaji për ushqim.
Nëpër marketet e mëdha, çmimet e produkteve ushqimore mbeten në të njëjtin nivel, madje disa edhe janë shtrenjtuar.
Buka e bardhë e cila peshon 420 gramë kushton 40 denarë. Mishi i freskët i lopës 600 denarë për kg, mishi i viçit 800 denarë për kg, djathi prej 350 deri në 400 denarë për kg, kaçkavalli 500 denarë për kg, qumështi 80-90 denarë për litër.
Sipas analizës javore ekonomike të Portalb.mk, inflacioni i lartë dyshifror në vend është nxitur jo vetëm nga çmimet, por edhe nga rritja e rrogave. Në Maqedoni tashmë është rritur rroga minimale, që shkaktoi edhe rritjen e rrogave të tjera, në shtator u rritën edhe pensionet për 6,8%.
Optimizmi paralajmërojnë vlerësimet se për dy vitet e ardhshme pritet inflacion njëshifror, por edhe këto vlerësime janë gjithashtu të “dyshimta” për shkak të pasigurisë së kohëzgjatjes së konfliktit ushtarak në Ukrainë. Ministria e Financave bëri të ditur se vitin e ardhshëm pritet inflacion njëshifror, por megjithatë i kushtëzuar nga kriza energjetike dhe ekonomike.
S. B. Send an email 12:01, 11-12-2022