POLITIKATË FUNDIT

Albin Kurti shkon në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot pasdite ka qenë në veri të vendit.

Kështu ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni në fillim të hapjes së organizimit ku po shpaloset raporti 1-vjeçar i qeverisjes komunale të kryetarit.

Ky organizim ishte paraparë të mbahej në orën 18:00 por që është shtyrë për shkak të mungesës së kryeministrit, Albin Kurti.

“Ne kemi qenë gjithçka gati por vizita e kryeministrit në veri në vendin ku po shërbejnë djemt dhe vajzat tona më të mira për të mbrojtur ligjshmërinë e vendit tonë, pra besoj që kjo vizitë e kryeministrit na jep të drejtën që mbase edhe të vonohemi më tepër, e me lejen e juaj unë do të dal jashtë ta pres kryeministrin derisa të vjen..”, u shpreh Hyseni.

Ndonëse me vonesë, tashmë ka filluar ky organizim, por që ende nuk dihet dihet nëse ka arritur Kurti./Indeksonline/

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Berisha: Serbomadhi Vuçiq vazhdon haptas përpjekjet për destabilizimin e Kosovës


Kosovë-Shqipëri

SHBA bën thirrje për çmontimin e barrikadave në veri


Kosovë-Shqipëri

REL siguron planin franko-gjerman: Nuk përmendet njohja e ndërsjellë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *