Studentët dhe nxënësit në Maqedoninë e Veriut edhe një muaj mund të aplikojnë për 100 mijë denarë për instrumentet muzikore
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojë të pret aplikime nga nxënësit dhe studentët për të marrë mbështetje financiare deri 100 mijë denarë për blerjen e instrumenteve muzikore, transmeton Portalb.mk.
Konkursi i hapur më 7 nëntor është i hapur për 25 instrumente muzikore nga nxënës dhe studentë, ndërsa do të jetë i hapur gjithsej 60 ditë nga dita e publikimit.
“Ministria bën kthimin e një pjese të paguar të mjeteve për blerjen e instrumentit muzikor në vlerë prej 75% nga mjetet e paguara, mirëpo jo më shumë se 100.000 denarë për instrument, për blerjen e 25 instrumenteve muzikore nga ana e nxënësve të rregullt të regjistruar në shkollat e mesme shtetërore në të cilën realizohen plane dhe programe për art muzikor”, deklarojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke sqaruar që e njëjta vlen edhe për studentët.
F1 C Send an email 11:36, 10-12-2022