RMV, debati për Buxhetin e vitit 2023 do të vazhdojë të hënën në Komisionin e Kuvendit
Komisioni parlamentar për financim dhe buxhet dje e ka ndërprerë debatin rreth Propozim-buxhetit për vitin 2023 dhe vazhdimin e ka caktuar për të hënën, raporton MIA. Dje ishte dita e gjashtë e debatit rreth amendamentit, u kalua në shqyrtimin e amendamenteve, shumica e të cilave i referoheshin ndërtimit të rrugëve rajonale, lokale dhe ujësjellësit.
Ministria e Financave pranoi disa amendamente, por në formë të modifikuar. Me njërin ka kërkuar transferimin e mjeteve financiare në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjes, i cili do të jetë i destinuar për përgatitjen e dokumentacionit teknik për ndërtimin e rrugës teknike deri te deponia në Komunën e Novacit, ndërsa me një tjetër të ndahen mjete për zgjerimin e rrugës nga sheshi në Shtip deri te ura afër hotelit Oaza, me çka do ta lehtësojë qarkullimin në orët e pikut dhe do të rrisë sigurinë e këmbësorëve. Është pranuar edhe amendamenti i opozitës që kërkon zbatimin e projektit për burime alternative të furnizimit me ujë në Ohër.
Gjatë pjesës së pasdites së diskutimit, disa amendamente u tërhoqën nga propozuesit.
E hëna është dita e fundit nga debati i amendamenteve, pas së cilës Propozim-buxheti duhet të shkojë në seancë plenare.
Për propozim-buxhetin janë dorëzuar gjithsej 263 amendamente, prej të cilave rreth 200 janë dorëzuar nga opozita VMRO-DPMNE.
Në buxhetin e propozuar për vitin e ardhshëm rritja është parashikuar në 2.9 për qind, ndërsa inflacioni 7.1 për qind. Të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 282 miliardë denarë dhe janë më të larta për 14,8 për qind në krahasim me vitin 2022, ndërsa shpenzimet në nivel prej 324,8 miliardë denarë ose 12,6 për qind më të larta se në vitin 2022. Deficiti buxhetor është në nivelin 4.6 për qind të BPV-së së planifikuar. Për shpenzime kapitale, nga ana tjetër, janë planifikuar 48,9 miliardë denarë, ose rreth 52,3 për qind më shumë në krahasim me planin për vitin 2022.
Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë prezantimit të propozim-buxhetit për vitin 2023, ka paralajmëruar rritje të fondit për pensionistët, rritje të pagave dhe investimeve kapitale.
“Kryeministri Kovaçevski theksoi se me Buxhetin në vitin 2023 parashihet të sigurohen 250 milionë euro mjete për masat antikrizë, 120 milionë euro më shumë për pensionistët, 57.5 milionë euro më shumë për komunat, 63 milionë euro më shumë për shërbimet shëndetësore dhe karakteristikë kryesore është se për shpenzimet kapitale janë projektuar 800 milionë euro, për të cilat theksoi se do të përpiqet të ketë realizim të lartë”, raportojnë nga Qeveria.
- LEXO: 120 milionë euro më shumë për pensionistët, ndërsa 5 % për pagat, paralajmëroi Qeveria për Buxhetin 2023
- LEXO: RMV, rritja e rrogës për 15 % te të punësuarit e administratës, tema që përplasi dy partitë më të mëdha në vend
- LEXO: RMV, përfundoi dita e parë e debatit për Buxhetin e vitit 2023, të premten vazhdon debati dhjetëditor
- LEXO: ANALIZË: Buxheti 2023: ulje në shëndetësi, mbrojtje sociale, bujqësi, më shumë para për transportin, mbrojtjen… (Infografik)
- LEXO: Deputetët do të debatojnë për propozim-buxhetin, janë dorëzuar mbi 250 amendamente
- LEXO: Qeveria e RMV-së miratoi buxhet prej 5,3 miliardë euro për vitin e ardhshëm, parashihen më shumë para për komunat, pensionistët dhe pagat e rritura në arsim
- LEXO: RMV, u miratua propozim-buxheti për vitin 2023
F1 C Send an email 14:00, 10-12-2022