SPORTITË FUNDIT

Pepe me akuza: E papranueshme që një argjentinas ndau drejtësinë – pas asaj që pash sot, le t’ia japin tani Argjentinës trofeun

Mbrojtësi i Portugalisë, Pepe ka bërë akuza të rënda në lidhje me ndarjen e drejtësisë në ndeshjes e sotme (e shtunë) ndaj Marokut në çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Përfaqësuesja e Marokut ka fituar me rezultat 1-0 ndaj Portugalisë në ndeshjen çerekfinale dhe ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e madhe të garës.

Kjo humbje ka lënë shije të hidhur te portugezët e në veçanti te veterani Pepe, i cili ka shpërthyer në deklarata pas ndeshjes.

Pepe ka akuzuar gjyqtarin kryesor të ndeshjes, Facundo Tello, për shkak se ky i fundit është me nënshtetësi argjentinas.

Mbrojtësi veteran e ka lidhur kombësinë e tij me deklaratat e Messit dhe për këtë ka thënë se po ‘gatuhet’ që trofeu t’i jepet Argjentinës.

“Pas asaj që ndodhi dje dhe deklaratave të Messit, është e papranueshme që një gjyqtar argjentinas të gjykojë në këtë ndeshje!”, ka thënë fillimisht Pepe pas ndeshjes.

“Vë bast se gjyqtari dhe me arrogancën e tij të treguar në fushë, gjithçka është e gatshme që Argjentina të jetë kampione!. Le t’ia japin tani trofeun”, përfundoi mbrojtësi portugez.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Sport

Fernando Santos pas eliminimit: Jemi të shkatërruar, mund të shkonim në finale


Sport

Lautaro Martinez: Respekt për Kroacinë, eliminimi i Brazilit i keq për futbollin amerikano-latin


Sport

Maroku bën kualifikim historik, e çon në shtëpi Portugalinë e Ronaldos

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *