SPORTITË FUNDIT

Fernando Santos pas eliminimit: Jemi të shkatërruar, mund të shkonim në finale

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos ka thënë se ndihet të shkatërruar pas humbjes nga Maroku dhe eliminimit në çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Përfaqësuesja e Marokut ka fituar me rezultat 1-0 ndaj Portugalisë në ndeshjen çerekfinale dhe ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e madhe të garës.

Kjo humbje ka lënë shije të hidhur te portugezët, duke filluar nga trajneri e te secili lojtarë, pasi objektivat dhe pritjet ishin të mëdha për iberikët.

Pas ndeshjes, trajneri Santos ka treguar se ndihen të gjithë të shkatërruar pasi pritnin t’i gëzonin popullin e tyre portugez me kalimin në finale dhe fitimin e trofeut.

“Zhveshtorja ishte me të vërtetë pa disponim, me kokat poshtë. Jemi të shkatërruar”, ka thënë fillimisht Santos pas ndeshjes.

“Isha i sigurt se me punën dhe cilësinë e lojtarëve mund t’i kishim dhënë popullit portugez pak gëzim – se mund të kishim shkuar në finale dhe ta fitonim atë”.

“Kjo është pse unë dhe të gjithë të tjerët jemi të shkatërruar”, përfundoi trajneri portugez.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Sport

Pepe me akuza: E papranueshme që një argjentinas ndau drejtësinë – pas asaj që pash sot, le t’ia japin tani Argjentinës trofeun


Sport

Lautaro Martinez: Respekt për Kroacinë, eliminimi i Brazilit i keq për futbollin amerikano-latin


Sport

Maroku bën kualifikim historik, e çon në shtëpi Portugalinë e Ronaldos

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *