Dëgjohen sirenat në veri të Mitrovicës, në Zveçan grumbullohen serbët
Në veri të Mitrovicës së Republikës së Kosovës përsëri janë lëshuar sirenat. Siç raporton KoSSev nga burime saj, sirenat janë lëshuar për shkak se në Jarinje është arrestuar një ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Ndërkohë në Zveçan, Radio Evropa e Lirë ka raportuar se ka filluar grumbullimi i serbëve lokalë, disa prej tyre edhe me maska.
Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviq ka thënë se sot në Jarinje është arrestuar Dejan Pantiq, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.