POLITIKA

Sveçla: Lufta ndaj krimit do të vazhdojë, s’ka alternativë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Shfeçla është zotuar se lufta ndaj kromit do të vazhdojë dhe se rritja e sigurisë për qytetarët pa dallim nuk kanë alternativë
Sulmet që cënojnë sigurinë e vendit tonë, ndaj qytetarëve dhe ndaj zyrtarëve policorë janë të pa pranueshme. Duhet angazhim i gjithsecilit që kryesit e këtyre veprave, pa dallim etnie, të sillen sa më parë para drejtësisë.

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një qytetar të etnisë serbe për sulm ndaj zyrtarëve policor dhe sot është arrestuar një tjetër qytetar i etnisë serbe i cili po ashtu ka qenë në kërkim për sulme ndaj zyrtarëve policor.

Siç edhe jemi zotuar në vazhdimësi, lufta jonë kundër krimit dhe rritja e sigurisë për qytetarët pa dallim nuk kanë alternativë. Do të vazhdojmë angazhimin maksimal që të gjithë kryesit e veprave kriminale e terroriste të sillen para drejtësisë.

Me përkushtimin e të gjitha institucioneve, gatishmërinë e zyrtarëve policor dhe bashkëpunimin qytetar, do ia dalim mbanë. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *