POLITIKA

Pacolli pret në konak Ali Ahmetin me ministrat e tij

Kryetari i AKR-së dhe biznesmeni i njohur, Behgjet Pacolli sonte ka pritur në një darkë kreun e BDI-së, Ali Ahmeti bashkë me kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe ministra të BDI-së.

Pacolli këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale:

Nder dhe privilegj që të mirëpres kryetarin Ali Ahmeti me bashkëpunëtorët e tij, Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, ministrat Kreshnik Bekteshi, Fatmir Besimi, Jeton Shaqiri dhe sekretarin e BDI Faton Ahmeti. Me kryetarin Ali Ahmeti kemi bashkëpunuar në kapacitete të ndryshme. Qetësia dhe maturia e tij ka shërbyer jo vetëm në ngritjen dhe fuqizimin e popullit shqiptar në Maqedoni, por edhe në konsolidimin e paqes dhe sigurisë në rajonin tonë. Është shumë e rëndësishme që të jemi të bashkuar në momente të rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *