SPORTITË FUNDIT

Ozil i del në mbrojtje Ronaldos: S’e kuptoj këtë negativitet ndaj tij, duhet më shumë respekt për të

Mesut Ozil i ka dalë në mbrojtje ish-bashkëlojtarit të tij te Real Madridi, Cristiano Ronaldo.
Portugezi, përpos formës jo të mirë, po përballet edhe me një presion të vazhdueshëm medial, transmeton lajmi.net.

Të gjitha këto komente rreth tij, sipas mesfushorit, janë të pavenda.

Këtë reagim Ozil e bëri përmes rrjetit social, Instagram.

“Nuk e di se nga rrjedh tërë ky negativitet për Cristiano Ronaldon. Mediet po tentojnë thjesht të marrin klikime dhe të thonë se kujt i ka përfunduar karriera, thjesht për të marrë vëmendje përmes tij (Ronaldos), duke tentuar që ta bëjnë të duket keq.

Ai së shpejti do t’i mbushë 38-vjet – ku është surpriza që ai nuk mund t’i shënojë 50 gola? Secili fans i futbollit duhet të jetë i lumtur që ka mbërritur ta shohë për 20 vite të luajë në nivele të larta.

Të gjithë duhet të tregojnë respekt për njërin nga atletët më të mirë në histori”, përfundoi Ozil.

Ozil ka qenë kaherë njëri prej përkrahësve më të mëdhenj të Ronaldos dhe karrierës së tij.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Sport

Laporta: Dembele më ka thënë se do të qëndrojë, është i respektuar këtu


Sport

Real Madridi interesohet në Alejandro Garnacho


Sport

Capello: Në Katar u festua fundi i tiki-takas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *