POLITIKA

Lajmi i Fundit: Lëndohet një polic i Kosovës në Zveçan – vetura e policisë sulmohet me armë të gjata

Një polic është lënduar në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, pasi një patrullë e policisë u sulmua nga persona të armatosur me armë të gjata nga një automjet i tipit Audi me targa KM.

Policia ka njoftuar se si pasojë e këtij sulmi, përveç policit të lënduar janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë.

Njoftimi i Policisë:

Sot me datë 08.12.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM.

Si pasoj e incidentit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i lënduar është transportuar në QKMF për ofrimin e ndihmës mjekësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *