POLITIKA

Kurti: Policia e Kosovës nuk është e orientuar kundër serbëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se organet e sigurisë nuk e përndjekin askënd në baza etnike, fetare, por vetëm sipas sjelljeve dhe veprimeve të tyre individuale ose grupore.

“Policia e Kosovës nuk është kurrë e drejtuar, e nxitur, e orientuar kundër serbëve. Përkundrazi, ajo ka një konsideratë shtesë për serbët në Kosovë, pikërisht për shkak të keqinterpretimeve të ndryshme, të cilat mund të bëhen nga fqinji ynë verior”, ka thënë ai para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, Kurti ka thënë se pavarësisht “konsideratës shtesë”, Kosova ka përgjegjësi që dalin nga kushtetuta dhe ligji.

“Unë kurrë nuk i barazoj serbët, pavarësisht se çfarë bëjnë e thonë. Beogradi zyrtar e ka kuptuar që nuk po mund t’i ndajë shqiptarët dhe serbët në shpjegimin e situatës në Kosovë. Përditë, serbë dhe shqiptarë takohen në Kosovë”.

Ai ka thënë se është duke u konsultuar vazhdimisht me faktorin ndërkombëtar.

“Por ju duhet ta kuptoni se ata presin që ne të jemi në nivel të detyrës në vendin tonë. Janë ambasadorët e QUINT-it, por ata nuk bëhen dot ministra. Ministra janë qytetarët e këtij vendi, aktualisht në Qeverinë tonë. Qeveritë vijnë e shkojnë, por shteti mbetet”.

Vendet e QUINT-it janë: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *