POLITIKATË FUNDIT

Burg për 31-vjeçarin që sulmoi Sali Berishën 3 ditë më parë

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 31-vjeçarin Gert Shehu, i cili sulmoi kryetarin e Partisë Demokratike në shqipëri, Sali Berisha gjatë protestës së 6 dhjetorit, duke e goditur me grusht në fytyrë.

Seanca, e cila u zhvillua në Spitalin e Traumës, aty ku është i shtruar Shehu, zgjati vetëm pak minuta.

Avokati i tij, Ervis Lila kërkoi masë më të butë, “Arrest shtëpie”, ose shtrim i detyruar për mjekim, por nuk është pranuar nga gjykata.- Advertisement –

Kryedemokrati Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama në lidhje me këtë sulm, duke thënë se është porositur nga vetë ai.

Ndërsa, për 31-vjeçarin, Berisha është shprehur se ai është i infiltruar nga Policia e Shtetit.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Kurti: Policia e Kosovës nuk është e orientuar kundër serbëve


Kosovë-Shqipëri

Zhvillimet në veri, Haradinaj takon ambasadorin amerikan: Partneriteti me ShBA-të është jetik


Kosovë-Shqipëri

Kërcënon Bërnabiq: Jemi afër vendimit për t’i dërguar 1 mijë ushtarë në Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *