Ambasadori gjerman kërkon shtyrjen e zgjedhjeve në Veri
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, pajtohet me homologun amerikan, Jeffrey Hovenier, për shtyrjen e zgjedhjeve në komunat veriore.
Rohde thotë se është e dukshme se me situatën aktuale, nuk është e përshtatshme mbajtja e zgjedhjeve tani, njofton Klankosova.tv.
“Pajtohem me kolegun tim nga Shtetet e Bashkuara se zgjedhjet duhet të shtyhen. Është e dukshme se me situatën aktuale, nuk është e përshtatshme që ato të mbahen tani”, ka shkruar Rohde në Twitter.