Afër 15 për qind janë ngritur çmimet në industrinë e Maqedonisë së Veriut për një vit
![Shkup Shkupi Maqedonia e Veriut flamuri i Maqedonisë Maqedoni RMV](https://i2.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2022/10/Foto-45.png?fit=1920%2C1080&ssl=1)
Në Maqedoninë e Veriut në tetor të këtij viti çmimet kanë qenë për 14.8 për qind më shtrenjtë se në tetorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Gjatë muajit tetor 2022, indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale – totali, është më i lartë për 0.9% në nivel mujor dhe për 14.8 % më i lartë në nivel vjetor”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Enti raportoi që në sektorin për furnizimin me energji kemi rritje deri 33.2 % në krahasim me tetorin e kaluar. Dallojmë rritjen për 53.5 për qind te prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve.
F1 C Send an email 19:33, 09-12-2022