POLITIKATË FUNDIT

Haxhiu: Janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i IML-së

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në konferencë të jashtëzakonshme ka thënë se janë zhdukur mostrat në Institutin e Mjekësisë Ligjore të ish-aktivistit Astrit Dehari.

Ajo tha se pas konferencës do të ndërmerren të gjitha veprimet. Haxhiu tha se i di emrat e personave qe kanë qasje në laboratorin e IML-së.

“Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit. Ky është një akt i rëndë dhe kriminal dhe për këtë arsyeje mbrëmë e kam njoftuar prokurorinë e shtetit dhe policinë. Sot në mëngjes e kam vizituar institutin mjekësisë ligjor dhe jam njoftuar se në mbajtëset e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak… mungojnë 12 epruveta me gjak, një e urinës dhe lukthit”, ka thënë ajo.

Ajo tha se situata është e rëndë dhe se rasti do të zbardhet me çdo kusht.

“Çdokush që ka ndjekur sado pak rastin e Astrit Deharit e ka të qartë se prej gjashtë vitesh është synuar që provat të shtrembërohet, zhduket e eliminohet”, ka shtuar ajo.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Bahtiri tregon se si përfundoi në shtëpinë e Radojçiqit në veri, bashkë me Haradinajn e Rakiqin


Kosovë-Shqipëri

Sulmet e orkestruara nga Beogradi në veri/ Zbulohen grupe të strukturuara me përvojë ushtarake


Kosovë-Shqipëri

DW: Çfarë po ndodh – vihet në pikëpyetje mbajtja e zgjedhjeve lokale në veri!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *