POLITIKATË FUNDIT

Vijon dita e dytë e konferencës e-Shoqëri.mk me temë “Rezistenca kibernetike për liri dhe siguri”

Paneli “Siguria kibernetike dhe të drejtat e njeriut në Ballkanin Perëndimor”
Paneli “Siguria kibernetike dhe të drejtat e njeriut në Ballkanin Perëndimor”

Sot vijon dita e dytë e konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.mk, në të cilën po trajtohjet një temë jashtëzakonisht aktuale: “Rezistenca kibernetike për liri dhe siguri”. Konferenca organizohet nga Fondacioni Metamorfozis për të 18-n herë me radhë. Dje në ditën e parë të konferencës, foli Ambasadori i BE-së, David Geer, Dirk Jan Kopp- Ambasador i Mbretërisë së Holandës dhe Matthew Lawson – Ambasador i Britanisë së Madhe, transmeton Portalb.mk.

Si përfaqësues i Metamorfozis foli drejtori ekzekutiv Bardhyl Jashari, ndërsa në vend të ministrit të mbrojtjes në Konferencë mori pjesë sekretari shtetëror, Vlladimir Ançev. Gjithashtu, e pranishme përmes një video fjalimi ishte edhe zëvendëskryeministrja Sllavica Gërkovska.

Euroambasadori Geer përmendi se rezistenca kibernetike është tema e vitit. Krimi kibernetik i kushton botës 1 trilion dollarë, që është pak më pak se 1 përqind e PVB global. Euroambasadori shtoi se në luftën kundër Ukrainës, Rusia përdor edhe sulme kibernetike që të ngjallë frikë.

Siç shtoi ai, edhe Maqedonia e Veriut tashmë ka qenë e ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike, siç ishte rasti në ditën e votimit në zgjedhjet parlamentare në qershor të vitit 2020, por edhe sulmet e uebfaqes së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së Bujqësisë, si dhe asaj të UKM-së.

Euroambasadori Geer mbajti fjalimin e hapjes së Konferencës e-Shoqëri.mk / Foto: Meta

Ambasadori holandez Dirk Jan Kopp, në fjalimin e tij në hapjen e Konferencës, tha se rezistenca kibernetike është në krye të shqetësimeve të Maqedonisë së Veriut, kështu që nuk mund të flasim për siguri pa hapësirën kibernetike. Qasja holandeze ndaj sigurisë kibernetike është që t’i ndalojë ata që thyejnë rregullat, por në të njëjtën kohë Holanda dëshiron t’i ndihmojë vendet e tjera sa i përket rezistencës kibernetike.

Ambasadori britanik Mathew Lawson në fjalimin e tij në këtë Konferencë përmendi se baraspesha më e mirë midis lirisë dhe sigurisë është të kur ke përgjigje për tre pyetje: i kujt është interneti, kush e përdor internetin dhe kush e rregullon internetin. Meqenëse përgjigjet nuk janë të qarta, gjetja e një baraspeshe mes lirisë dhe sigurisë është një detyrë mjaft e vështirë.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Mathew Lawson në hapjen e Konferencës “e-Shoqëri.mk” / Foto: Meta.mk

Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska, në hapjen e Konferencës tha se ne si shoqëri duhet të punojmë edhe për sigurinë kibernetike dhe për rezistencën kibernetike, të cilat si procese duhet t’i realizojmë paralelisht me procesin e transformimit dixhital të shoqërisë.

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes, Vlladimir Ançev, në fjalimin e tij në Konferencë, tha se transformimi dixhital po bëhet një forcë kryesore lëvizëse për zhvillimin shoqëror. Megjithatë, varësia gjithnjë e në rritje nga teknologjitë e informatike dhe të komunikimit e rrit nevojën për një sistem funksional për mbrojtje kibernetike.
“Teksa ne po nxjerrim maksimumin nga teknologjitë, nga ana tjetër, edhe ata që kryejnë sulme kibernetike e duan të njëjtën gjë”, tha sekretari shtetëror Ançev.

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, në fjalimin e tij para të pranishmëve tha se Konferenca e-Shoqëri.mk organizohet gjithmonë për tema të cilat Fondacioni Metamorfozis i konsideron të rëndësishme dhe prioritare dhe për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për to.

“Duhet ta ruajmë sigurinë pa krijuar teknofobi, pa ngjallur frikë nga teknologjia”, tha Jashari.
Ai shtoi se Fondacioni Metamorfozis me projekte të mbështetura nga Google, Ambasada e Mbretërisë së Holandës, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimi Evropian po bën përpjekje për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave për të cilat do të diskutohet Konferencën e-Shoqëri.mk këtë vit, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në vendet në rajon.

N. D. Send an email 09:18, 07-12-2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *