Stresi bëhet pjesë e “Big Brother VIP Kosova”: Nëna ime nuk e di, i thash se jam në Itali
Mbrëmjen e djeshme, filloi për herë të parë reality-shoë “Big Brother VIP Kosova”. Pjesë e tij u bënë shumë banorë të njohur, si reperi Getinjo, ish-konkurenti i “Përputhen” Andi Artani apo Shota Baraliu.
Mirëpo, ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen e mediave është reperi i famshëm Stresi, i cili u fut në shtëpi i fundit në radhë. Stresi u bë pjesë e lojës përmes një letre të cilën ia dedikonte nënës së tij. Kjo e fundit nuk e dinte që i biri do të futej në “BB VIP Kosova”, pasi ai e kishte ruajtur sekret, duke i thënë se ndodhet në Itali.
Kujtojmë që banorët do të garojnë me njëri-tjetrin për 100 ditë për të fituar 200 mijë euro./abcnews.al