Dest i mirë në Botëror, bind Milanin
Sergino Dest ka bërë një Kampionat Botëror mjaft të mirë me kombëtaren e ShBA.
ShBA arritën deri në 1/16-ën e finales së Kupës së Botës, duke dalë nga një grup ku luajtën Anglia, Uellsi e Irani.
Në 1/16-ën e finales, ShBA u mposhtën nga Holanda, për t’i dhënë fund rrugëtimit të tyre. Megjithatë, në këto paraqitje, lojtari që aktualisht luan me Milan, Sergino Dest arriti të linte përshtypje të mira.
Sipas raportimeve të ‘Corriere dello Sport’, Dest ka bindur Milanin me paraqitjet e tij në Botëror, përcjell lajmi.net.
Pas këtyre paraqitjeve, Milan thuhet se janë gati të ekzekutojnë një operacion që do të kushtonte 20 milionë euro për kartonin e Dest.
Kartoni i mbrojtësit amerikan i takon akoma skuadrës së Barcelonës, e cila e lëshoi lojtarin në huazim në ‘San Siro’.
Barca janë të interesuar ta shesin kartonin e Dest në formë permanente.