Arsenali krenohet me paraqitjen e Xhakës në Botëror
Portugalia është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror.
Portugezët triumfuan 6:1 ndaj Zvicrës në 1/8 e finales, duke dominuar totalisht ndeshjen, shkruan Gazeta Express.
Kësisoj, ka marrë fund edhe rrugëtimi i tre shqiptarëve që luajnë për Zvicrën, Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Ardon Jasharit.
E klubi i Xhakës, Arsenali është krenuar me rrugëtimin e tij në këtë Botëror.
“Krenar për rrugëtimin e Granitit tonë në Kupën e Botës”, shkruhej në postimin e tyre.