SPORTITË FUNDIT

Portieri i Argjentinës, Martinez: Leo është 99.9% ekipit, ne jemi përqindja e mbetur

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez ka folur në lidhje me Leo Messin.
Ylli argjentinas, Leo Messi ishte lojtari kryesor që në paraqitjen e tij të 1000-të në karrierë dërgoi Argjentinën në çerekfinale të Botërorit.

Ai hapi ndeshjen me një gol të bukur, në fitoren 2:1 ndaj Australisë, dhe bëri një paraqitje magjike gjatë gjithë takimit, transmeton lajmi.net.

Portieri Emiliano Martinez, pas ndeshjes i thuri lëvdata Messit.

“Leo është 99.9% e ekipit. Ne jemi përqindja e mbetur që përpiqemi ta ndihmojmë kur gjërat nuk i shkojnë mirë”, tha ai për ‘Cope’.

“Po shkojmë hap pas hapi. Kemi më të mirët në botë, por do të luftojmë deri në fund”.

Messi u emërua gjithashtu lojtari i ndeshjes pasi asaj paraqitje fenomenale.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Sport

The Guardian: Tifozët e Serbisë ‘shfaqën slogane fashiste dhe kënduan për vrasjen e shqiptarëve’


Sport

Mbappe, mesazh për legjendën: Lutuni për Mbretin!


Sport

Interi sërish për pazar te Roma, gati t’i rrëmbejë një tjetër lojtar me parametra zero

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *