POLITIKATË FUNDIT

Pacolli: Nëse dënohet Xhaka nga FIFA, do t’ia paguaj personalisht gjobën

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se nëse FIFA do ta gjobisë futbollistin Granit Xhaka, për mbajtje të fanellës me mbishkrimin Jashari, në ndeshjen në mes të Zvicrës e Serbisë, do ta paguajë personalisht gjobën e tij.

Pacolli, përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se e ka njofutuar edhe Xhakën për këtë iniciativë të tij.

“Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar. Këtë ia kam njoftuar sot personalisht edhe Granitit”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

“Tani ecim tutje dhe u urojmë atyre fat të vazhdueshëm kundër Portugalisë”, ka shtuar ai.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Kurti: Unë jam student i Demaçit, Vuçiq student i Sheshelit


Kosovë-Shqipëri

“Nagavci është ende e hidhëruar”, Jasharaj e lidhë shkëputjen e kontratës kolektive me grevën


Kosovë-Shqipëri

Samiti i BE në Tiranë, Rama: Nuk është stacion i zgjedhur rastësisht, vlerësim strategjik për Shqipërinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *