POLITIKATË FUNDIT

KRRE: Amvisëritë me kursim mesatar prej 16,32 për qind, bllok tarifat japin rezultate

Ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Amvisëritë për 16,32 për qind e kanë zvogëluar harxhimin e energjisë elektrike në tarfiën e shtrenjtë (të lartë) pasiqë janë vendosur bllok tarifat, tregojnë analizat e Komisionit Rregullator për Energjetikë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.

Sipas të dhënave, nga Komisioni Rregullator për Energjitikë njoftuan se 244 kWh ka qenë harxhimi mesatar i energjisë elektrike nga 1 korriku përfundimisht me 31 tetorin në tarifën e lartë, që është për 16,32 për qind më pak në krahasim me të njëjtën periudhë nga viti i kaluar kur kosumi mesatar ka qenë 281kWh.

“Reforma është e suksesshme, bllok-tarifat japin rezultate dhe po e arrijnë qëllimin e synuar për përdorimin racional të energjisë elektrike. Parimi ai që shpenzon më shumë paguan më shumë, ndërsa kush shpenzon më pak paguan më pak – ka efekt dhe këtë e tregojnë analizat e konsumit mesatar të energjisë elektrike në tarifë të lartë, ku regjistrohet kursim në konsum prej 16.32 për qind që nga vendosja e bllok tarifave nga 1 korriku deri më 31 tetor”, ka deklaruar Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë, thuhet në kumtesë.

KRRE nga 1 korriku vendosi katër bllok tarifa me qëllim që të dërgojë sinjal për përdorim racional të energjisë elektrike. Blloku i parë është deri në 210 kWh, i dytë është nga 211-630 kWh, i tretë është nga 631-1050 kWh dhe blloku i katërt është mbi 1050 kWh.

Përndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 30 shtator e votoi vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës për shkak të mungesës së energjisë elektrike në territorin e gjithë shtetit, si dhe për shkak të mungesës së energjisë termike.

Nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Nga Qeveria njoftuan se marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar në 10%, por kjo masë që kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, nuk ka arritur të parandalojë rritjen e çmimeve. Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.

F. I. Send an email 12:07, 04-12-2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *