SPORTITË FUNDIT

Gavi nuk i frikësohet asnjë kundërshtari në Botëror

Ylli i Barcelonës dhe Spanjës, Gavi ka folur në lidhje me Kampionatin Botëror.
Spanja arriti të kalojë fazën e grupeve si lider, ndërsa në çerekfinale përballet me Marokun.

Përpara këtij takimi ka folur mesfushori magjik, Gavi.

Spanjolli tha se i respekton rivalët, por nuk u frikësohet asnjë kombëtareje.

“Ky është futboll, një sport. Unë i respektoj të gjithë, por nuk kam frikë nga askush. Sigurisht, Brazili është një nga favoritët më të mëdhenj, por është e kotë të mendosh se çfarë mund të ndodhë në katër ditë. E kemi parë me Japoninë. Nuk ka më shumë llogari se ndeshja tjetër. Dhe ky është Maroku”, u shpreh ai.

Tutje, 18 vjeçari tha së dëshiron që Spanja të jetë krenare për ekipin që ka.

“Ne duam që Spanja të gëzojë dhe të jetë krenare për ne”, përfundoi ai.

Ndeshja në mes Marokut dhe Spanjë zhvillohet më gjashtë dhjetor, nga ora 14:00.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Sport

Messi me rekord të ri në Botëror


Sport

Portieri i Argjentinës, Martinez: Leo është 99.9% ekipit, ne jemi përqindja e mbetur


Sport

The Guardian: Tifozët e Serbisë ‘shfaqën slogane fashiste dhe kënduan për vrasjen e shqiptarëve’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *