Aksione kontrolli në objekte hotelierike në Haraçinë të Shkupit, është arrestuar një person
Në njl aksion kontrolli në objekte hotelierike në rajonin e Haraçinës së Shkupit, mbrëmë është privuar nga liria A.D.(40), i punësuar në një nga lokalet, njofton Portalb.
Nëpunës policorë nga SPB Shkup – NJësiti për tregti të palejuar, Njësiti për polici intervenuese në kontrollin e kryer tek ai kanë gjetur pistoletë “TT” dhe një fishek me tetë plumba.
“Ai është arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të dorëzohet kallëzim penal sipas nenin 396 nga Kodi Penal2, njoftuan sot nga MPB-ja.
Përndryshe, në kuadër të aksionit është kryer kontroll i 54 personave që kanë qëlluar në lokalet dhe 11 automjete.