Presidentja Vjosa Osmani i gëzohet fitores së Zvicrës: Bravo shqipe
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas fitores së Zvicrës kundër Serbisë ne kupën e Botës.
Zvicra shënoi fitore me rezultat 3-2, ndërsa ajo që bëri krenar çdo shqiptar është goli i Xherdan Shaqirit.
Osmani në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një fotografi të Xhakës dhe Shaqirit duke e bërë shqiponjën me duar.
Në mbishkrimin e fotos presidentja shkruan “Bravo Shqipe”./arbresh.info