POLITIKATË FUNDIT

Mariçiq për Kapitullin 23: Reforma gjyqësore kyçe për inkuadrim në BE, kemi akoma për të punuar

Bojan Mariçiq, Foto: Fejsbuk

Skrining takimi dyditor dypalësh për Kapitullin 23 “Gjyqësi dhe të drejta themelore” tregoi se kemi kapacitet sistematik dhe gatishmëri që ta sendërtojmë me rregullat evropiane të funksionimit, vlerësoi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq pas përfundimit të skrining takimit në Bruksel, njofton Portalb.

“Zbatimi i reformës gjyqësore do të jetë vendimtar në negociatat me BE-në. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është qëllimi ynë strategjik, ndërsa të gjithë obligimet të cilat duhet t’i plotësojmë që të arrijmë këtë, po i ndërmarrim për shkak të sigurimit qytetarëve institucioneve efikase të cilët do të punojnë mbi standarde dhe parime evropiane”, tha zëvendëskryeministri Mariçiq, i cili është kryenegociator me BE-në.

Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, siç kumtuan nga SÇE, theksoi se Kapitulli 23 “Gjyqësi dhe të drejta themelore” kërkon qasje të thellë dhe se na pret akoma punë, por që vullnet politik dhe angazhim ka për zbatim të reformave me rezultate të dukshme.

“Vullnet politik kemi dhe jemi të gatshëm për reformim të përshpejtuar, me plan dhe detyra konkrete për secilin institucion. Harmonizimi është në nivel të mirë, por tani duhet të fokusohemi në aktivitetet të cilët do të japin rezultate, të cilët kanë ndikim të drejtpërdrejt mbi jetën e përditshme të qytetarëve”, theksoi Mariçiq.

Sipas tij, procesi i zgjerimit do të jetë forcë lëvizëse për reformat, për demokracinë, lirinë e mediave, liritë e qytetarëve dhe qeverisje të së drejtës dhe të gjithë institucionet duhet maksimalisht të përkushtohen.

Kryenegociatori është i bindur se mund të përmbushen detyrat të cilat Komisioni Evropian i kërkon në këtë sferë dhe paralajmëroi se pason periudhë në të cilën do të punohet në planifikim të reformave dhe përgatitje të Udhërrëfyesit, të cilët në praktikë duhet të japin rezultate të shpejta.

Gjatë këtyre dy ditëve ekipi negociues i Maqedonisë së Veriut ka realizuar prezantime në tre tema: Antikorrupsion dhe të drejta themelore, me theks në politikën antikorruptuese dhe legjislacionit lidhur me ballafaqimin dhe luftën me korrupsionin, kapacitetet administrative dhe instrumemtet, evidenca, shkalla e harmonizimit dhe gjyqësisë, përmes 24 prezantimeve.

Skrining takimet dypalëshe për Klasterin 1 “Vlera fundamentale” vazhdojnë javën e ardhshme. Të hënën do të mbahet skrining bilateral “Kritere ekonomike”, të martën për sferën “Reforma në administratën publike” dhe Kapitulli 32 “Kontroll financiar”, ndërsa të mërkurën do të mbahet për sferën “Funksionim të institucioneve demokratike”.

Skriningjet dypalësh për tre sferat – Kritere ekonomike, Reformë të administratës publie dhe Funksionim të institucioneve demokratike do të mbahen për herë të parë në pajtueshmëri të metodologjisë së re, theksojnë nga SÇE-ja.

Edhe pse Maqedonia e Veriut filloi negociatat me Bashkimin Evropian së bashku me Shqipërinë dhe së bashku ndjekin takimet e skriningut shpjegues, ato ndahen për skriningun bilateral dhe secili vend vazhdon të udhëheqë veçmas këtë fazë të skriningut.

Sipas kalendarit të Komisionit Evropian, procesi i skriningut për Republikën e Maqedonisë së Veriut është planifikuar të zgjasë deri në fund të nëntorit 2023.

Përndryshe, fillimi i procesit të skriningut si fazë e parë nga bisedimet për anëtarësim në BE dhe mbështetja e sanksioneve kundër Rusisë në lidhje me invazionin ushtarak ndaj Ukrainës i sollën Maqedonisë së Veriut vlerësim pozitiv nga BE-ja. Por, në raportin evropian për progresin e vendit, Komisioni Evropian sërish ka gjetur vërejtje për zbatimin e ligjeve, punën e Kuvendit, por edhe nevojën për më shumë transparencë gjatë miratimit të vendimeve shtetërore. Në raport, thuhet se Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur për thuajse të gjitha kriteret.

Prej më 11 nëntor, e deri më 9 dhjetor të këtij viti, vazhdon faza e dytë e skriningut, gjegjësisht atij bilateral. Në këtë proces Maqedonia e Veriut do të paraqesë shkallën e përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, strukturën institucionale të zbatimit të ligjit. Në atë periudhë, ekipi i RMV-së do t’i prezantojë para përfaqësuesve të KE-së planet për harmonizim të mëtejmë dhe për ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe administrative, si dhe resurset e nevojshme njerëzore, financiare dhe IT për zbatimin e standardeve evropiane.

Pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga Bullgaria. Sofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito. Ky kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

F. I. Send an email 21:54, 02-12-2022Original Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *