POLITIKATË FUNDIT

Maqedonia e Veriut në krahasim me vitin e kaluar ka rritur eksportin, ndërsa ka ulur importin e energjisë elektrike

Ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në shtator të këtij viti në Maqedoninë e Veriut është regjistruar ulje e theksuar e importit të energjisë elektrike, ndërkohë më shumë se dyfishim të sasisë së energjisë elektrike të eksportuar, transmeton Portalb.mk.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi se në 24 orët e fundit janë prodhuar 12.733 MWh energji elektrike, sasi e mjaftueshme për të gjithë amvisëritë dhe shpenzuesit e vogël. Në termoelektrana janë prodhuar 7.690 MWh, ndërsa në hidroelektrana dhe turbinat e erës 5.083 MWh.

Energjia elektrike e importuar ka shënuar ulje për 36.3 për qind, pasi në nëntor të vitit 2021 janë importuar 108 832 MWh energji elektrike, ndërsa në nëntor të këtij viti kemi 69 279 MWh energji elektrike të importuar.

Ndërkohë, rritja e eksportit të energjisë në Maqedoninë e Veriut është për 165.1, pasi në shtator të vitit të kaluar ka pasur 45 078 MWh energji elektrike të eksportuar, ndërsa 119 522 MWh energji elektrike në shtator të këtij viti.

Në këtë periudhë, Maqedonia e ka rritur prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet për 87 %, nga termocentralet e erës për 12.5 %, ndërsa e ka ulur nga llojet tjera të centraleve elektrike.

Në termocentrale prodhohet 48.9 përqind e energjisë elektrike, 30.4 % në termocentralet e kombinuara, 18.4 % në hidrocentrale, 1.6 % në centralet e erës, 0.4 % në panele solare dhe 0.3 % nga bimët e biogazit.

F1 C Send an email 12:52, 03-12-2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *