Krasniqi mbështet fuqishëm këtë vendim të kryeministrit: Kurti shënoi fitore të fortë ndaj Vuçiqit, ia zbuloi..!
Profesori Milazim Krasniqi ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti emëroi minstër Rashiqin.
Ai këtë e cilësoi si një fitore të fortë të Kurtit përballë Vuçiqit, përcjell “Bota sot”.
“Me emërimin e Rashiqit si ministër, Kurti ka arritë ta tregojë fytyrën e vërtetë fashiste të Vuçiqit . Emërimi i Rashiqit mund të mos jetë në pajtim me Kushtetutën vërtet, po kjo do të mirret vesh më vonë”, shkroi Krasniqi në Facebook.
Postimi i plotë
Pas dështimit të panevojshëm me targat, Albin Kurti ka korrë një fitore të fortë taktike kundër Vuçiqit. Me emërimin e Rashiqit si ministër, Kurti ka arritë ta tregojë fytyrën e vërtetë fashiste të Vuçiqit . Emërimi i Rashiqit mund të mos jetë në pajtim me Kushtetutën vërtet, po kjo do të mirret vesh më vonë. Ajo që dihet tash është se zgjedhja e Rashiqit e zbulojë faqe botës Vuçiqin e tërbuar, fashist të papërmbajtur. Sharjet e ndyra të Vuçiqit jo vetëm kundër Kurtit, Rashiqit, e Trajkoviqit po edhe kundër zyrtarëve të BE-së, e bënë të ditur se Vuçiqi nuk ka ndryshuar, ka mbetur po ai papagalli i Sheshelit, po ai Gebelsi i Millosheviqit. Të gjithë e panë, të tmerruar nga egërsia e tij, madje edhe vetë serbët. Ndërsa nëse nuk shkon në samitin e Tiranës, atëherë ai definitivisht do të shihet edhe si mercenar i Putinit. Kështu duhet të bëhet politika, pra, duke dëmtuar armikun e jo duke dëmtuar veten, siç pati bërë Kurti me problemin e targave të veturave.