Holanda mposht SHBA-të për të kaluar në çerekfinale të Kampionatit Botëror
Holanda ka shkëlqyer ndaj SHBA-ve, duke fituar me rezultat 3-1 për të kaluar në çerekfinale të Kampionatit Botëror Katar 2022.
Me të filluar takimi SHBA-të ishin më të rrezikshëm, ku Christian Pulisic rrezikoi në minutën e tretë.
Në anën tjetër Holanda me daljen e parë në sulm arriti të shënojë, kur Denzel Dumfries asistoi te Memphis Depay shënoi për 1-0 në minutën e 10-të.
Loja ra paksa në qetësi pas golit, por me SHBA-të që kërkonin golin e barazimit, gjë që iu kushtoi prapa.
Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë Daley Blind mori një asistim nga Dumfries, për të shënuar për 2-0.
Një rezultat i mirë për ‘Tulipanët’ në pjesën e parë, që e bën të shikonte drejt çerekfinales.
Por edhe pjesa e dytë nisi më mirë për SHBA-të që kishin dy raste radhazi. Tim Ream dhe Weston McKennie nuk arritën të shënonin nga raste ideale.
Holanda u bë e gjallë në minutën e 71-të, kur Teun Koppmeiners rrezikoi nga distanca, por Matt Turner ishte në vend, ndërsa nga top i kthyer tentoi Depay, por sërish portieri priti.
Haji Wright kishte rast të mirë në minutën e 75-të, por pa sukses për SHBA-të.
Në minutën e 76-të, u hap ndeshja, ku Pulisic asistoi te Wright i cili shënoi gol të çuditshëm, duke e lënë në gjumë portierin Andries Noppert.
Holanda rrezikoi për golin e tretë dhe e gjeti në minutën e 81-të me Danzel Dumfries që shënoi për 3-1, duke e konfirmuar formën e mirë që kaloi në këtë takim.
Deri në fund edhe pse SHBA-të u munduan ta hapnin ndeshjen nuk ia dolën.
Holanda kalon në çerekfinale dhe pret si kundërshtarë njërin mes Argjentinës dhe Australisë.
Golat e ndeshjes